Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amët
amët:

ámët (i, e) mb. 1. i amësht. 2. i lagësht: rroba të amëta.

Të ngjashme:
amëti:

amëtí,-a f. 1. llumi i një lëngu në fund të enës, llurbë: amëti vaji. 2. fig. amulli.

imët:

ímët (i, e) mb., edhe si em. 1. që përbëhet nga kokrriza, fije a pjesë shumë të vogla; që është shumë i vogël ose shumë i hollë; që është si pluhur a si push i hollë; që bie me pika a me fije shumë të holla: miell (sheqer) i imët; rërë e imët; me shkronja të imëta; shi i imët; borë e imët. 2. i paktë nga trupi, i hequr, i hollë: fëmijë i imët; me fytyrë të imët. bagëti e imët dhentë e dhitë. 3. të shkoqura, të holla: para të imëta. 4. fig. i hollësishëm, i shkoqitur mirë; që bëhet duke hyrë në hollësirat më të vogla: analizë e imët; vizitë e imët mjekësore.

imët:

ímët ndajf. 1. në trajtë kokrrizash, fijesh a pjesësh shumë të vogla; butë, jo ashpër: e griu (e bloi) imët. 2. fig. hollësisht, duke hyrë në hollësira shumë të vogla: ia shpjegoi imët.

amë:

ám/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. edhe fig., burim: ama a Drinit; ama e çdo të keqeje. 2. bimë a kafshë mëmë. 3. pjesa e kreut në një bllok biletash, faturash etj. 4. anat., bot. vezore.

amë:

ám/ë,-aII (ámëz,-a) f. sh. -a(t) 1. erë tjetër e lehtë që merr një ushqim; kundërmim: amëza e sherbelës. 2. afshi i tokës, i zjarrit etj.