Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës amësor
amësor:

amësór,-e mb. amënor.

Sinonime / Të përafërta:
amënor
Të ngjashme:
amënor:

amënór,-e mb. 1. që lidhet me nënën; që është veti e nënës: dashuri amënore. 2. gjeol. që është në vendin e ngjizjes fillestare: shtresë amënore.(e naftës).

anësor:

anësór,-e mb. 1. që gjendet në anë të një sendi a të një vendi: mure (faqe) anësore; gjyqtar anësor (sport.) gjyqtar i krahut të majtë a të djathtë në futboll. 2. fig. jokryesor, jothelbësor: çështje anësore.

anësor:

anësór,-i m. sh. -ë(t) pjesa në anë të diçkaje: anësorët e djepit (e samarit) shpatullat e djepit (e samarit); / sport. gjyqtar anësor.

amator:

amatór,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., ai që është i dhënë me dashuri pas diçkaje: amator lulesh; / ai që merret me një sport, me art etj. pa e pasur mjeshtëri dhe pa përgatitje të veçantë: piktor amator; grupet amatore.

amësim:

amësím,-i m. sh. -e(t) poet. erë e këndshme.