Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aluzion
aluzion:

aluzión,-i m. sh. -e(t) libr. fjalë a shprehje me kuptim të fshehur, që mund të nënkuptohet se rreh diku: bën aluzion për… aludon për…

Të ngjashme:
aluvion:

aluvión,-i m. sh. -e(t) gjeol. lyshtër.

iluzion:

iluzión,-i m. sh. -e(t) libr. 1. perceptim i shtrembëruar a i gabuar i sendeve, i dukurive etj. për shkak të të metave të shqisave ose të rrethanave të jashtme: iluzion pamor (optik). 2. fig. përfytyrim i shtrembër ose mendim i gabuar për dikë a për diçka, kur nuk e njohim mirë të vërtetën; / shpresë e kotë që na gënjen, ëndërr e zbrazët: iluzionet e rinisë; s’ka iluzione.

alumin:

alumín,-i m. kim. metal i bardhë e i butë, që përdoret për tela, për enë etj. (simboli Al): pjatë (lugë) alumini.

luzmon:

luzm/ón jokal. v III, -ói, -úar 1. blet. bën luzmë, lëshon, shtie: luzmoi bleta. 2. fig. shkojnë grumbull e duke bërë zhurmë; bëjnë zhurmë, ziejnë: njerëzit luzmonin rrugës.