Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alumin
alumin:

alumín,-i m. kim. metal i bardhë e i butë, që përdoret për tela, për enë etj. (simboli Al): pjatë (lugë) alumini.

Të ngjashme:
albuminë:

albumín/ë,-a f. sh. -a(t) lëndë organike e përbërë, që gjendet në të bardhën e vezës, në serumin e gjakut etj. dhe është pjesa më e rëndësishme e ndërtimit të qenieve të gjalla.

alumintë:

alumíntë (i, e) mb. që është prej alumini: tepsi e alumintë.

aluvion:

aluvión,-i m. sh. -e(t) gjeol. lyshtër.

aluzion:

aluzión,-i m. sh. -e(t) libr. fjalë a shprehje me kuptim të fshehur, që mund të nënkuptohet se rreh diku: bën aluzion për… aludon për…

arumun:

arumún,-i m. sh. -ë(t) vllah.