Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës altruist
altruist:

altruíst,-e mb., edhe si em., libr. që karakterizohet nga altruizmi: qëndrim altruist.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shkon në dasmë i bindur se do të dëfrehet mirë. Gojtari është ideolog i ndershëm, kurse demagogu është oportunist i gatshëm. Gojtari është moralist, që edukon popullin, kurse demagogu është kodosh social, që kobon popullin. Gojtari i mirë është mendar, kurse demagogu është sharlatan. Gojtari është altruist, kurse demagogu është mizantrop. Gojtari është demokrat, kurse demagogu është diktator në shpirt. Gojtari mendon për qëllimin poaq sa edhe për cilësinë e mjeteve me të cilat do ta sendërtojë atë qëllim, kurse demagogu interesohet vetëm për qëllimin duke mos menduar për çfarësinë e mjeteve që do...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"