Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alternativë
alternativë:

alternatív/ë,-a f. sh. -a(t) secila nga dy mundësitë e kundërta a të ndryshme të një zgjidhjeje: s’ka alternativë tjetër.

alternativ:

alternatív,-e mb. që është alternativë e një zgjidhjeje: mendim alternativ; tekst alternativ.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...zotërit feudalë shiheshin si rrezik për qytetet në fjalë. Në zonën e Shkodrës, ku vazhdonte të mbijetonte një shtresë e fuqishme proniarësh, qeveritari venecian arriti të sigurojë një mbështetje të rëndësishme shoqërore, për sa kohë mundi t’i bëjë për vete ata. Por, edhe pse u pranua si një alternativë e pushtimit osman, në përgjithësi sundimi i Venedikut në qytetet shqiptare dhe rrethinat e tyre u shoqërua me pakënaqësi, konflikte e deri kryengritje të vendasve, siç qenë ato të viteve 1399, 1405, 1410 e 1418-1419. Në sfond të tyre qëndronin arsye të ndryshme, por ato ekonomike zinin vendin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"