Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës altar
altar:

altár,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. therore1. 2. fet. tryezë në kungën e kishës, ku bëhen shërbesat më të rëndësishme. 3. fig. lart. simbol i sakrificës e i flijimit: në altarin e lirisë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...që kishin një shtrirje të theksuar gjatësore. Ato ndaheshin në tri hapësira kryesore (nefe) nëpërmjet një sistemi arkadash mbi pilastra apo mbi kolona dhe mbuloheshin me çati mbi kapriata druri (varianti helenistik) ose me qemere (varianti oriental). Në anën lindore ndodhej absida ku vendosej altari, ndërsa hyrja kryesore ndodhej nga perëndimi dhe paraprihej zakonisht nga një parasallë (narteksi). Në bazilikat e mëdha kishte dhe një oborr të hapur me kolona (atrium) si dhe ambiente të tjera ndihmëse (Bazilika e Arapajt-Durrës). Më të rralla janë ndërtesat e kultit me planimetri qendrore...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
amtar:

amtár,-e mb. që lidhet me atdheun a me popullin e dikujt: gjuha amtare.

artar:

artár,-i m. sh. -ë(t) argjendar.

astar:

astár,-i m. sh. -e(t) pëlhurë a diçka tjetër, që përdoret për të veshur nga brenda rrobat e trasha, këpucët etj.: astar mëndafshi.

baltar:

baltár,-i m. sh. -ë(t) ai që gatuan baltë për tulla, për mure etj.

faltar:

faltár,-i m. sh. -ë(t) fet. 1. vjet. ai që bënte shërbimet fetare në faltore. 2. ai që falet.