Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alpin
alpin:

alpín,-e mb. gjeogr. që lidhet me alpet, i alpeve; që ka alpe; që gjendet në alpe: kullota alpine; klimë alpine; / i përshtatshëm për në alpe: këpucë alpine.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...djem të rinj seç tregonin dhe qeshnin herë pas here. Atyre u dukeshin vetëm shpinat. Më tutje rrinin një djalë e një vajzë, siç duket, të fejuar. Ata më tepër vështronin njëritjetrin, sesa bisedonin. Djali kishte kokë të rregullt, ballë të pjerrët e të madh dhe nofullën e poshtme të gjerë. Tip alpin, mendoi gjenerali. Pas banakut rrinte banakieri. Koka e tij e rrumbullakët dukej fare e qetë midis dy pjatave me portokaj. Hyri një burrë i imët, me një çantë në dorë dhe u ul në tryezën pranë radios. - Të zakonshmen, - i tha kamerierit. Ndërsa kamerieri i përgatiste kafenë, burri i imët nxori...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...fshatare, me të cilat formonin së bashku njësi të caktuara ekonomiko- shoqërore. Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të krahinave të brendshme e veriore ilire, janë zakonisht më të vogla se vendbanimet e fortifikuara të Ilirisë Jugore. Në shumicën e rasteve ato gjenden në një mjedis kullotash alpine, si në Glasinac apo në tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh të vogla fisnore të një popullsie baritore. Në të dyja rastet lindën në këtë kohë edhe kryeqendra të këtyre vendbanimeve, që dallohen nga të tjerat prej madhësisë dhe pozitës gjeografiko-ekonomike qendrore. Si të tilla...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
alumin:

alumín,-i m. kim. metal i bardhë e i butë, që përdoret për tela, për enë etj. (simboli Al): pjatë (lugë) alumini.

latin:

latín,-i m. sh. -ë(t) romak.

latin:

latín,-e mb. 1. romak: gjuha latine; alfabeti latin. 2. me prejardhje nga romakët; i populluar së pari prej romakëve; i asimiluar prej romakëve a prej popujve të tjerë të romanizuar: bota (vendet) latine; Amerika Latine.

amin:

amín pj. fet. përdoret në mbarim të lutjeve e të shërbesave, me kuptimin “ashtu qoftë!”.