Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alo
alo:

álo pasth. thirrje kur flasim në telefon.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...zyrtarëve ushtarakë. Birbo kafenesh, shau ai me vete. Falë atyre listave e numrave, në armatën time s'pati asnjë bjerrje... Ishin të gjithë aty, në vendet e tyre, oficerët, dhe ushtarët, dhe korrierët, dhe pararojat, dhe priftërinjtë dhe, natyrisht, ndërlidhësit, që u vranë ndërsa bërtisnin “alo!, alo!”, si t'i përgjigjeshin thirrjes së vdekjes. - Në të vërtetë, një punë dreqi, - tha gjenerali pas një heshtjeje të gjatë. Tjetri vazhdonte ta vështronte hutueshëm. - Mërzitem, - tha gjenerallejtënanti. - Jam fare vetëm. Sa jua kam smirë që po niseni nesër. Gjenerali ndezi një cigare. - Sidomos...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...qëndroi te hyrja e Teatrit. Afishet e vjetra ishin hequr, pa u zëvendësuar me asgjë. Tirana nuk i ishte dukur asnjëherë kaq e shkretë. Iu duk e pabesueshme që tre muaj më parë kishte nënshkruar librin midis zallahisë së gëzueshme të premierës. Migena e kishte marrë në telefon një javë më pas. Alo, jam një studente e arteve, më falni që ju shqetësoj, jam ajo që kërkoi një nënshkrim për shoqen e saj, ndoshta nuk ju kujtohet? Ai i kishte thënë se i kujtohej fare mirë, çka kishte bërë që çuçuritja e vajzës në skajin tjetër të fillit të gjallërohej më fort. Shoqja e saj kishte qenë e lumtur...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
ajo:

ajó (dhan. asáj, tr. e shkurt. i; kallz. atë, pas parafj. të, tr. e shkurt. e; rrjedh. asáj, pas parafj. saj) përem. 1. vetor. tregon një frymor a një send të gjinisë femërore jo të pranishëm ose të përmendur më parë: erdhi ajo; atë e kanë thirrur; vete unë për të. 2. dëft. tregon një frymor a një send të gjinisë femërore larg folësit a të përmendur më parë se një tjetër (kur krahasohen); kund. kjo: ajo e di, jo kjo; / tregon një frymor a një send në përgjithësi, një gjendje a një rrethanë: po ajo e njëjta grua, kafshë a gjë tjetër; / bised. përdoret para një emri femëror njëjës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: në atë luginë; atë natë; ajo farë vajze; përveç asaj…; / euf. zëvendëson emrin “sëmundje” kur s’duam ta zëmë në gojë: ajo punë (e tokës, e fëmijëve) sëmundja e tokës.

alto:

álto,-ja f. sh. -(t) muz. zë i ulët e i thellë i këngëtares; këngëtare me këtë zë.

all:

all,-e mb. i kuq i ndezur.

apo:

apó lidh. 1. përdoret për të kundërvënë dy fjali, dy pjesë të fjalisë a dy gjymtyrë të një togfjalëshi foljor, kur shprehim dyshim, mohim, një veprim në shkallë të lartë etj.: nuk deshi, apo nuk e lanë?; sot apo nesër?; qeshte apo s’qeshte! 2. bised. ose: mirë apo keq… 3. si pj. së bashku me “jo” ose “nuk” përforcon një pohim a një mohim: apo nuk ishte i gojës!; nuk vlen fare, apo jo?

ato:

ató (dhan. ayre, tr. e shkurt. u; kallz. ato, pas parafj. to, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë famërore jo të pranishme ose të përmendura më parë: le të vijnë edhe ato; me to mbaron punë; e kam prej tyre; ato të grave (euf.) të përmuajshmet e grave. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë femërore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këto: ato gra; ato pjata; / tregon në përgjithësi mendime, çështje a rrethana që janë përmendur: ato që dinte, i tha.