Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alle
alle:

all,-e, -ja f. ngjyra e kuqe e ndezur.

all:

all,-e mb. i kuq i ndezur.

Të ngjashme:
balle:

ballé,-ja f. sh. -(të) pjesa e sipërme trekëndëshe e ballit të shtëpisë nën dy strehët anësore, balli.

valle:

váll/e,-ja f. sh. -e(t) 1. kërcim me lëvizje ritmike me muzikë nga dy a më shumë veta, të zënë zakonisht dorë për dorë; muzika a kënga që shoqëron këto lëvizje; pjesë a vepër muzikore me ritëm, me masë e me kohë për të tilla lëvizje: valle popullore (shqiptare); valle simfonike; heqësi i valles; kërcejnë (hedhin) valle; dredh vallen e heq bukur një valle. 2. rreth ose numër i madh njerëzish; pjesë a sasi e diçkaje që zë aq vend sa mund të kërcesh (zakon. me një): ka një valle fëmijë; një valle vend; mos e hap vallen shumë mos thirr shumë veta (në një dasmë etj.). 3. fig. punë a veprimtari zakonisht e mundimshme; kokëçarje: hyri në valle e s’del dot; po hyre në valle, duhet të kërcesh (fj. u.); e kanë lënë jashtë valles nuk e kanë ftuar diku; nuk i kanë dhënë ndonjë punë.

ylle:

ýll/e,-ja f. sh. -e(t) 1. lopë a dhi me një shenjë në ballë. 2. zakon. sh., edhe si mb. f. lloj makaronash të vogla në trajtë ylli: supë me ylle; makarona ylle.

alfë:

álf/ë,-a f. fig. libr. fillimi i diçkaje, a-ja; abëcëja: nga alfa tek omega nga a-ja deri te zh-ja.