Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës allah
allah:

alláh,-u m. fet. Zoti (sipas besimit mysliman).

Të ngjashme:
alla-:

alla- fjalëform. bised. pjesë e parë e fjalëve të prejardhura, me kuptimin “si…, ashtu si…; sipas…” (p.sh. allafrënga, allaturka etj.).

vllah:

vllah,-u m. sh. vlleh(të), edhe si mb., pjesëtar i një popullsie me gjuhë amtare një dialekt rumun dhe që është marrë kryesisht me blegtori: vllehtë e Shqipërisë; veshje vllahe.

aleat:

aleát,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb. 1. anëtar i një aleance, besëlidhës: shtete (ushtri) aleate. 2. ai që lidhet e bashkëpunon me dikë dhe e përkrah gjallërisht atë.

aliazh:

aliázh,-i m. sh. -e(t) tek. lidhje metalike: aliazhe bakri.

alkal:

alkál,-i m. sh. -e(t) kim. bazë si soda a si potasi, e tretshme në ujë, që del nga bashkimi i kripës me acid: alkal i zi.