Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alla-
alla-:

alla- fjalëform. bised. pjesë e parë e fjalëve të prejardhura, me kuptimin “si…, ashtu si…; sipas…” (p.sh. allafrënga, allaturka etj.).

Sinonime / Të përafërta:
allafrënga
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... zbulonte ç'fshihej pas tyre, nëse vërtet fshihej diçka. Kishte bindjen se kjo ishte hera e fundit. Atëherë ç'ke? kishte thënë me zë të ngjirur. Së paku, ma thuaj ta di. S'mundem, s'e di as vetë, kishte qenë përgjigjja e saj. S'e di as vetë? Ashtu? Të duket vetja e ndërlikuar? Me ato pusulla alla Marlene Dietrich, të dua dhe s'të dua? Ashtu? E ndiente se nuk e kishte në dorë veten. Tani dëgjo: ti nuk je e ndërlikuar, ti s'je veç një... Deshi t'i thoshte një bibë provinciale, por e mbajti gojën. Ti s'je veç një skizofrene ose... një spiu... Ndonëse kishte mundur ta gëlltiste gjysmën e...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
allah:

alláh,-u m. fet. Zoti (sipas besimit mysliman).

aleat:

aleát,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb. 1. anëtar i një aleance, besëlidhës: shtete (ushtri) aleate. 2. ai që lidhet e bashkëpunon me dikë dhe e përkrah gjallërisht atë.

alkal:

alkál,-i m. sh. -e(t) kim. bazë si soda a si potasi, e tretshme në ujë, që del nga bashkimi i kripës me acid: alkal i zi.

altar:

altár,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. therore1. 2. fet. tryezë në kungën e kishës, ku bëhen shërbesat më të rëndësishme. 3. fig. lart. simbol i sakrificës e i flijimit: në altarin e lirisë.

allçi:

allçí,-a f. pluhur i bardhë gjipsi të pjekur, që ngurtësohet kur njomet me ujë dhe që përdoret në ndërtim, për skulptura etj.: zë plasat me allçi; e vë këmbën (e thyer) në allçi.