Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alkool
alkool:

alkoól,-i m. sh. -e(t) lëng pa ngjyrë, që avullon e ndizet shpejt dhe që nxirret nga lëngu i rrushit e i disa pemëve, nga drithërat etj.: alkool druri (melase); pastroj me alkool; / bised. pije alkoolike.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...marr aparatin fotografik dhe të bëj poza për t'ia treguar gruas kur të kthehem? Apo të mbaj ditar dhe të shkruaj kureshtira? Ë? Si thoni ju? - Unë nuk thashë asgjë të tillë. Thashë vetëm se ju po pini pak si tepër. - Kurse unë habitem si nuk pini ju. Madje, habitem fort. - Unë s'kam pirë kurrë alkool, - tha prifti. - Megjithatë, çuditem se si nuk filloni të pini tani. Të pini çdo natë, kështu si unë, që të harroni atë që shikoni ditën. -Përse duhet të harroj atë që shikoj ditën? - tha prifti. - Sepse ne kemi një atdhe me këta të mjerë. - Gjenerali i ra me gisht çantës. - Nuk ju vjen keq...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
alkoolik:

alkoólik,-e mb. që lidhet me alkoolin, i alkoolit; që ka alkool: pije alkoolike.

alkal:

alkál,-i m. sh. -e(t) kim. bazë si soda a si potasi, e tretshme në ujë, që del nga bashkimi i kripës me acid: alkal i zi.