Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alkimi
alkimi:

alkimí,-a f. shkencë në mesjetë, që kërkonte të zbulonte “gurin filozofik” çudibërës, me të cilin do t’i shndërronte metalet e tjera në ar e argjend, do të zgjaste jetën e njeriut a do ta përtërinte atë etj.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...jetojnë sipas devizës së njohur të hedonistëve „më mirë gomar i gjallë se f ilosof i vdekur" ky është një iluzion i kotë dhe, madje, qesharak, por është iluzion i lartë dhe shumë i çmuar për të gjithë të tjerët që mendojnë si romansieri dhe eseisti i shquar polak, Jan Parandovski, i cili në veprën Alkimia e fjalës, ka vënë në dukje sa vijon: „Fjala ka fuqi dhe pushtet të madh. E qitur në letër ajo ka pushtet të pakrahasuar mbi mendimet dhe imagjinatën e njerëzve, ajo sundon në kohë dhe në hapësirë. Vetëm mendimi i kapur në rrje tën e germave jeton, vepron dhe krijon. Çdo gjë tjetër e merr era dhe...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
alkimist:

alkimíst,-i m. sh. -ë(t) ai që merrej me alkimi.

ankimim:

ankimím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.

alibi:

alibí,-a f. sh. -(të) drejt. ndodhja e dikujt në një vend tjetër në çastin e krimit, si dëshmi e pafajësisë: ka alibi.

lakmi:

lakmí,-a f. sh. -(të) 1. keq. dëshirë e madhe, pangopësi ose synim i padrejtë për të pasur vetë dikë a diçka, etje e pashuar; zili: lakmi e madhe (e tepruar); lakmi për fitime; i hyri lakmia. 2. dëshirë e përpjekje e madhe për të kryer një punë: punon me lakmi.

ajkim:

ajkím,-i m. veprimi sipas foljeve.