Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aliver
aliver:

alivér,-i m. anat. nanuq.

Sinonime / Të përafërta:
nanuq
Të ngjashme:
alivan:

aliván,-i m. bised. të fikët.

maliher:

malihér,-i m. sh. -ë(t) pushkë e gjatë me pesë fishekë.

liker:

likér,-i m. sh. -e(t) pije alkoolike e ëmbël, që përmban zakonisht lëng pemësh: liker dardhe (qershie, manaferrash).

limer:

limér,-i m. sh. -e(t) 1. strofull kafshësh në pyll të dendur ose në shkurre: limeri i derrave të egër; / vjet. vend i fshehtë dhe i mbrojtur: limeri i kaçakëve. 2. fig. bised. shesh: limer luftërash. 3. fig. keq. vend i rehatshëm dhe i qetë, qoshe e ngrohtë: ka gjetur limer. 4. vjet. liman: limeri i anijeve.

galavër:

galáv/ër,-ra f. sh. -ra(t) 1. thupër e bërë me lak. 2. rreth hekuri a druri që i vihet qenit në qafë.