Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alibi
alibi:

alibí,-a f. sh. -(të) drejt. ndodhja e dikujt në një vend tjetër në çastin e krimit, si dëshmi e pafajësisë: ka alibi.

Të ngjashme:
alkimi:

alkimí,-a f. shkencë në mesjetë, që kërkonte të zbulonte “gurin filozofik” çudibërës, me të cilin do t’i shndërronte metalet e tjera në ar e argjend, do të zgjaste jetën e njeriut a do ta përtërinte atë etj.

allçi:

allçí,-a f. pluhur i bardhë gjipsi të pjekur, që ngurtësohet kur njomet me ujë dhe që përdoret në ndërtim, për skulptura etj.: zë plasat me allçi; e vë këmbën (e thyer) në allçi.

allti:

alltí,-a f. sh. -(të) vjet. gjashtare.

liri:

lirí,-aI f. sh. -(të) 1. të qenët i lirë; gjendje pa shtypje, pa kufizimeve e pa pengesa, që vështirësojnë e që ndrydhin veprimtarinë politike e shoqërore; gjendja e një vendi kur nuk është i pushtuar ose e një populli që rron i lirë dhe i pavarur; e drejta e plotë që i jepet dikujt për diçka: liria politike (shoqërore, ekonomike); liritë demokratike e drejta e fjalës, e shtypit, e mbledhjes, e grumbullimit dhe e manifestimit publik; liri e plotë (e kufizuar); liri mendimi (veprimi, pikëpamjesh); liria e detit të hapët e drejta e anijeve të shteteve të ndryshme për të lundruar lirisht në det të hapët; liria e hapësirës ajrore (liria e ajrit) e drejta e aeroplanëve të shteteve të ndryshme për të fluturuar lirisht në një hapësirë ajrore të caktuar; liria i ka rrënjët në gjak; liria poetike (let.) ndryshime gjuhësore në vargjet për të ruajtur ritmin, numrin e rrokjeve etj. 2. të qenët i lirë: u dënua me heqje të lirisë. 3. nj. filoz. mundësia e njeriut për të njohur dhe për të përdorur ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë: liria e domosdoshmëria.

liri:

lirí,-aII f. sh. -(të) jelja e kalit.