Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alfë
alfë:

álf/ë,-a f. fig. libr. fillimi i diçkaje, a-ja; abëcëja: nga alfa tek omega nga a-ja deri te zh-ja.

Sinonime / Të përafërta:
abëcëja
Të ngjashme:
alfa:

álfa f. palak. simbol (a) në matematikë, në fizikë e në astronomi për të shënuar (sipas rendit të kësaj shkronje në alfabetin grek) të parin kënd, të parin yll a të parën pikë ose një lloj rrezesh, grimcash etj.

algë:

álg/ë,-a f. sh. -a(t) bot. bimë uji e thjeshtë, pa ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë: algat e gjelbra (e kuqe).

alem:

além,-i m. rruzulli i Tokës, bota; njerëzia: alemi e polemi gjithë njerëzia.

alet:

alét,-i m. sh. -e(t) bised. vegël.

alto:

álto,-ja f. sh. -(t) muz. zë i ulët e i thellë i këngëtares; këngëtare me këtë zë.