Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alergji
alergji:

alergjí,-a f. sh. -(të) 1. mjek. rritje a ulje e theksuar e ndjeshmërisë së organizmit, kur hyjnë në të lëndë të huaja: alergji nga pluhurat. 2. fig. ndjeshmëri e madhe ndaj diçkaje që nuk e duam: kam alergji nga sharjet.

Të ngjashme:
alergjik:

alergjí,-k, -ke mb. 1. mjek. që lidhet me alergjinë, i alergjisë; që vuan nga alergjia: sëmundje alergjike. 2. fig. shumë i ndjeshëm ndaj dikujt a ndaj diçkaje që nuk e duam: tip alergjik.

alergjen:

alergjén,-i m. sh. -ë(t) mjek. lëndë e huaj për organizmin, që shkakton alergji.

energji:

energjí,-a f. 1. filoz. masa e përgjithshme e formave të ndryshme të lëvizjes së materies si një nga vetitë themelore të saj. 2. fiz. aftësia që ka një trup a një lëndë për të bërë një punë të caktuar a për të qenë burim i një force që vë në lëvizje diçka; vetë kjo forcë e përdorur për qëllime të ndryshme: energji elektrike (mekanike, bërthamore); energji diellore (ujore); ligji i ruajtjes dhe i shndërrimit të energjisë. 3. fuqi, forcë: derdhi (shkriu) të gjitha energjitë.

elegji:

elegjí,-a f. sh. -(të) let., muz. vjershë lirike a pjesë muzikore me përmbajtje të përvajshme.

vergji:

vergjí,-a f. hist. taksa që paguhej për banesën, për dyqanin etj.: vergji e rëndë.