Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alem
alem:

além,-i m. rruzulli i Tokës, bota; njerëzia: alemi e polemi gjithë njerëzia.

Të ngjashme:
alet:

alét,-i m. sh. -e(t) bised. vegël.

kalem:

kalém,-i m. sh. -a(t) 1. laps. 2. fig. bised. shkrim e këndim: nuk di kalem. 3. diçka që ka trajtën e lapsit; bisku me syth që mbillet në tokë ose që shartohet në një pemë; pip: kalem hardhish.

falem:

fálem vetv. 1. (me trajtë të shkurtër përemërore) i lutem dikujt për diçka. 2. fet. i drejtoj lutje Zotit; adhuroj Zotin; kryej lutjet e një riti fetar. 3. përshëndetem me dikë. 4. v. III. shuhet (drita etj.); euf. vdes (për njeriun). 5. v. III. ulet, përkulet; varet poshtë, perëndon (për diellin). / pës. fálem.

ulem:

úlem vetv. 1. zbres nga një vend më i lartë në një vend më poshtë; shkoj nga malësia në fushë a nga Veriu në Jug; zbres në tokë; kund. ngjitem; ngrihem: ulu poshtë!; po ulen retë; u ulën në Myzeqe; ulem me parashutë; ulet në pistë; / v. III bie ngadalë mbi një sipërfaqe: ulet mjegulla. 2. zë vend ndenjur, rri diku; kund. ngrihem, çohem: u ulën këmbëkryq; u ul në karrige (përdhe); ulem në bisht ulem galiç; / nis një punë që kërkon të rri ndenjur; filloj të bëj diçka që kërkon kohë, shtrohem: u ulën në bukë; u ulën shtruar ia nisën një pune pa u ngutur e me kujdes. 3. v. III shkon më poshtë nga sipërfaqja, bie, vithiset; bëhet më pak i ngritur: u ulën degët; u ul toka; iu ul gunga; / perëndon, varet: u ul dielli. 4. kërrus trupin, përkulem: ulu, se mos përpjekësh kokën!. 5. v. III, edhe fig., vetv. e ul3; kund. rritet; ngrihet: po ulet temperatura; u ul niveli i ujit; u ul era (stuhia); m’u ul dhembja (inati). 6. fig. përulem përpara dikujt; nënshtrohem; më bie vlera ose rëndësia: nuk ulet në sytë e të tjerëve. 7. fig. bised. qetësohem, më bie zemërimi: u ul shpejt. / pës. úlem.

adet:

adét,-i m. sh. -e(t) bised. zakon: bëj adetet.