Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alegori
alegori:

alegorí,-a f. sh. -(të) let. shprehje e mendimeve nëpërmjet figurave të gjalla e konkrete; fjalë a shprehje me domethënie të tërthortë: flet me alegori.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...evropiane të letërsisë. Duke i imituar idhujt e periferisë mediokritetet e periferisë me të drejtë shpresojnë se me shkrimet e tyre do ta befasojnë lexuesin e mjedisit të vet. Mediokritetet e këtilla, zakonisht, i imitojnë format kompozicionale, teknikën e shprehjes, simbolet, metaforat, veçmas alegoritë, pikëpamjet, disponimet, sëmundjet nervore, apatitë dhe, përgjithësisht, inovacionet e shkrimtarëve të huaj. Mediokritetet, shpesh, përmbajtjen autoktone, të biberosur me biberin e thesarit popullor, e veshin në rrobet letrare të shkrimtarëve të huaj, që do të thotë se personazheve autoktonë ju...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
alegorik:

alegorí,-k, -ke mb. që ka alegori; që është si alegori: të folur alegorik; shprehje alegorike.

blegtori:

blegtorí,-a f. 1. degë e ekonomisë bujqësore, që merret me rritjen e mbarështimin e bagëtive. 2. përmb. kafshët shtëpiake, bagëtia.

kategori:

kategorí,-a f. sh. -(të) 1. filoz. nocion i përgjithshëm, i formuar gjatë procesit të njohjes, që pasqyron vetitë, anët e lidhjet më thelbësore të dukurive të realitetit objektiv: kategoria e hapësirës (e kohës). 2. spec. emërtim i përgjithshëm për një klasë sendesh me tipare të përbashkëta ose me veti të ngjashme: kategori gramatikore (gjuh.) kuptimi gramatikor i shprehur me një formë të caktuar; / klasë sendesh a prodhimesh që kanë të njëjtën vlerë etj.; lloj: stof i kategorisë së ulët; / grup njerëzish a lojtarësh me kualifikim a me aftësi të njëjtë: skuadër futbolli e kategorisë së dytë (sport.); rrogë sipas kategorisë.

logori:

logorí,-a f. sh. -(të) bised. 1. vajtim me ligje; vaj, kujë: qante (vajtonte) me logori. 2. fig. zhurmë e madhe për diçka të humbur a të dëmtuar: bëri logori.