Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aleat
aleat:

aleát,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb. 1. anëtar i një aleance, besëlidhës: shtete (ushtri) aleate. 2. ai që lidhet e bashkëpunon me dikë dhe e përkrah gjallërisht atë.

Sinonime / Të përafërta:
besëlidhës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ndihmën e aleatit të vet, komandantit të forcave lakedemone, Brasidës, të cilit i kishte besuar luftën kundër Athinës në teatrin halkidik të veprimeve ushtarake. Një ekspeditë e fuqishme e përbërë nga forcat e Perdikës dhe të Brasidës provoi të thyente Arrabeun me anën e bisedimeve dhe të bëhej aleat i lakedemonëve. Por përpjekjet dështuan dhe bashkë me to dështoi edhe ekspedita kundër lynkestëve. Në kundërshtim me vullnetin e Perdikës, Brasida nuk guxoi të sulmonte dhe vendosi t’i tërhiqte forcat. Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re kundër lynkestëve;...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...të vet, - vazhdoi i qetë fshatari. - Por bashkë me ta do të nxjerrin edhe ballistët e vrarë e do t'i shpien prapa diellit, në vend të huaj. E vërtetë është kjo? Specialisti qeshi. - Kështu dëgjuam, - tha fshatari. - Edhe të vdekur, le të jenë bashkë, siç ishin sa qenë gjallë. Aleatë atëherë, aleatë tani. Ja, kështu thanë. Specialisti qeshi përsëri. - Nuk është e vërtetë, - tha. - Askush nuk ka ndër mend të merret me ballistët e vrarë. - Shtyje dreqin, - thirri prapë fshatari tjetër. Rrota nuk po qëndronte. Tutje lehnin qentë. Një njeri po vinte nga fusha, me fener në dorë. Drita...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
alet:

alét,-i m. sh. -e(t) bised. vegël.

afekt:

afékt,-i m. sh. -e(t) libr. gjendje shpirtërore e shqetësuar nga një ndjenjë e fortë zemërimi, frike, dashurie etj.

alkal:

alkál,-i m. sh. -e(t) kim. bazë si soda a si potasi, e tretshme në ujë, që del nga bashkimi i kripës me acid: alkal i zi.

altar:

altár,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. therore1. 2. fet. tryezë në kungën e kishës, ku bëhen shërbesat më të rëndësishme. 3. fig. lart. simbol i sakrificës e i flijimit: në altarin e lirisë.

alla-:

alla- fjalëform. bised. pjesë e parë e fjalëve të prejardhura, me kuptimin “si…, ashtu si…; sipas…” (p.sh. allafrënga, allaturka etj.).