Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aleance
aleancë:

aleánc/ë,-a f. sh. -a(t) lidhje shtetesh, partish etj. me qëllime a me interesa të përbashkët, besëlidhje.

Sinonime / Të përafërta:
besëlidhje
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ngjarje të tilla politike të historisë së botës së Mesdheut siç ishte lufta e Peloponezit. Taulantët ndërhyjnë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e. sonë. Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar nga demosi i qytetit dhe qenë një nga ato forca që në aleancë me Athinën, kundër lidhjes së Peloponezit, ndihmuan aristokracinë epidamnase të rikthehet në pushtet. Kjo ngjarje shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e kësaj kolonie greke, sepse fatet e saj do të lidhen paskësaj gjithnjë e më shumë me botën ilire. Dy njoftime të tjera kanë të bëjnë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
oleace:

oleacé(-të) f. sh. familje drurësh e shkurresh vajore, ku hyjnë ulliri, lilaku etj.

balancë:

balánc/ë,-a f. sh. -a(t) libr. 1. peshore: vë në balancë. 2. baraspeshë.

elegancë:

elegánc/ë,-a f. shije e hollë në të veshur, në të shprehur etj.; të qenët elegant.

valencë:

valénc/ë,-a f. sh. -a(t) kim. vetia e atomit të një elementi për t’u bashkuar me atome të elementeve të tjera; lidhja ndërmjet atomeve: valencë pozitive (negative); valenca e oksigjenit.

albanë:

albánë,-t m. sh. hist. fis ilir, që banonte në Shqipërinë e mesme.