Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aleancë
aleancë:

aleánc/ë,-a f. sh. -a(t) lidhje shtetesh, partish etj. me qëllime a me interesa të përbashkët, besëlidhje.

Në literaturë:
Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Ndërmjetës për këtë u bë mbreti i molosëve, Alketa, i cili qe dëbuar nga vendi i tij prej partisë filospartane dhe qe strehuar në Sirakuzë. Qëllimi i marrëveshjes ishte rivendosja e Alketës në fronin molos. Të dyja palët qenë të interesuara për këtë, sepse ilirëve kjo aleancë u siguronte dobësimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht të atij maqedon në Epir, 48 ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...me sa duket, edhe premtimin për një aleancë të ardhme. Dhe me të vërtetë kjo nuk vonoi të përfundohet. Përfaqësuesit epirotë arritën me të shpejtë te mbretëresha ilire dhe përfunduan me të një aleancë, duke marrë përsipër të ndihmonin ilirët dhe të jenë armiq të etolëve dhe të ahejve. Po këtë gjë bënë edhe akarnanët, të cilët kishin ardhur së bashku me epirotët...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...me kundërshtarët e tyre, me shtetin ilir, të kryesuar nga Teuta dhe pak më vonë me atë maqedon, në krye të të cilit qëndronte Antigon Dosoni...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...15 000 vetash, u hodh në sulm. Me forcat kryesore u drejtua kundër qytetit Basania, i cili siç na ka mbërritur në tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi. Ky qytet ishte në aleancë me romakët. Genti u mundua ta bëjë për vete atë me anë të bisedimeve, por mbasi nuk pranoi 119 ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...e Lezhës u krijua si një aleancë politike dhe ushtarake e luftës së përbashkët të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. Në krye të Besëlidhjes dhe të organeve ushtarake e financiare të saj u caktua një udhëheqje e vetme, e kryesuar nga Skënderbeu...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Ata vendosën të njihnin si sundimtar të vendit Manuel Kantakuzenin, rival i të parëve. Burimet duan të thonë se Manueli dhe gruaja e tij për të vendosur këtë aleancë u detyruan të merrnin emrat shqiptarë Gjin e Kuqe. Pavarësisht se Buhali u zu rob gjatë një beteje, kryengritësit shqiptarë e rrezikuan rëndë pushtetin e despotëve Paleologë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... Në vitin 1317 Osmani I ngarkoi të birin, Orhanin, me detyrën e komandantit të ushtrisë. Sulltan Orhani (1323-1362) në vitin 1326 pushtoi Bursën dhe e bëri kryeqytet. Ai i zgjeroi kufijtë e shtetit të tij, krijoi aleancë me Perandorinë Bizantine dhe u martua me vajzën e Perandorit Johani VI Kantakuzen. Burimet historike, rrjedhimisht edhe historianët e sotëm, kanë disa ndryshime kronologjike për vitet e para të pushtimeve osmane në Ballkan...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... Taulantët ndërhyjnë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e. sonë. Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar nga demosi i qytetit dhe qenë një nga ato forca që në aleancë me Athinën, kundër lidhjes së Peloponezit, ndihmuan aristokracinë epidamnase të rikthehet në pushtet. Kjo ngjarje shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e kësaj kolonie greke, sepse fatet e saj do të lidhen paskësaj gjithnjë e më shumë me botën ilire...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi në një qëndresë të fortë dhe u detyrua të tërhiqej. Në vitin 356 p.e. sonë ky synim u përsërit në përpjekjen për një aleancë të gjerë antimaqedone. Këtë ngjarje Diodori e përshkruan kështu: « tre mbretër, ai i Trakisë, i Paionisë dhe i Ilirisë, ishin bashkuar për të sulmuar Filipin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... Mbreti maqedon u shpejtua të vijë me forcat e tij përsëri para mureve të Apolonisë për të rivendosur gjendjen e mëparshme. Diodori pohon se « apoloniatët ishin lidhur me ilirët ». Megjithatë, nuk dihet nëse ishte kjo një aleancë e thjeshtë ushtarake apo diçka më tepër, por duhet nënkuptuar se ilirëve u ishte caktuar një rol i dorës së parë qëkurse forcat që mbronin qytetin « ishin më të mëdha » se ato maqedone...

Të ngjashme:
balancë:

balánc/ë,-a f. sh. -a(t) libr. 1. peshore: vë në balancë. 2. baraspeshë.

elegancë:

elegánc/ë,-a f. shije e hollë në të veshur, në të shprehur etj.; të qenët elegant.

valencë:

valénc/ë,-a f. sh. -a(t) kim. vetia e atomit të një elementi për t’u bashkuar me atome të elementeve të tjera; lidhja ndërmjet atomeve: valencë pozitive (negative); valenca e oksigjenit.

albanë:

albánë,-t m. sh. hist. fis ilir, që banonte në Shqipërinë e mesme.

avancë:

avánc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fin. paradhënie: marr avancë. 2. libr. epërsi e fituar a që i jepet tjetrit që në fillim: dy pikë avancë.