Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës album
album:

albúm,-i m. sh. -e(t) 1. fletore me fletë të trasha për të mbajtur fotografi, pulla poste etj.; libër me fotografi, me skica etj. sipas një tematike. 2. art., let. varg melodish, vjershash etj. të një autori a me temë të afërt: album këngësh.

Të ngjashme:
alarm:

alárm,-i m. sh. -e(t) 1. usht. sinjal a urdhër për t’u bërë gati menjëherë përballë një rreziku të papritur; thirrje për gatishmëri të lartë, kushtrim: alarm ajror; sirenë alarmi; dha alarmin. 2. fig. shqetësim i madh para një rreziku të papritur: jap alarmin bëj zhurmë të madhe për diçka; e ngre me të madhe një çështje.

albër:

álb/ër,-ra f. sh. -ra(t) ashkël; lapër.

galium:

galiúm,-i m. kim. metal i butë dhe i helmët, me ngjyrë hiri të çelët, që shkrin në temperaturë të ulët (simboli Ga).

kalium:

kaliúm,-i m. kim. metal i butë, me ngjyrë të bardhë e të shkëlqyeshme, që oksidohet shpejt (simboli K).

kalbem:

kálbem vetv. e kalb: u kalb në shtrat po qëndron gjatë rënë (nga një sëmundje); / v. III zë qelb; prishet; shpërbëhet: iu kalbën mishrat. / pës. kálbet v. III.