Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës albanë
albanë:

albánë,-t m. sh. hist. fis ilir, që banonte në Shqipërinë e mesme.

Të ngjashme:
aleancë:

aleánc/ë,-a f. sh. -a(t) lidhje shtetesh, partish etj. me qëllime a me interesa të përbashkët, besëlidhje.

kambanë:

kambán/ë,-a f. sh. -a(t) 1. mjet prej tunxhi, i rëndë e tingëllues, si zile shumë e madhe, me batoq, që nxjerr tinguj të fortë e me oshëtimë (zakonisht në kisha): bie kambana dëgjohen tingujt e kambanës. 2. edhe si mb., send, lule etj. që ka trajtën e këtij mjeti; kambanor: lule kambanë (bot.) bimë zbukuruese që e bën lulen në këtë trajtë. 3. fig. paralajmërim ose sinjal për një ngjarje: kambanë kushtrimi; i bie kambanës lëshon kushtrimin. 4. si mb. që tingëllon a që buçet fort: e ka zërin kambanë.

tëbanë:

tëbán/ë,-a f. sh. -a(t) kasolle e vogël e barinjve në bjeshkë ose në vërri; bun; vatha e dhenve në bjeshkë.

blanë:

blán/ë,-aI f. sh. -a(t) shenjë që mbetet në trup nga një plagë, nga një goditje etj.; njollë, mbresë; larë, balë: blanë thike; dhi me blana.

blanë:

blán/ë,-aII f. sh. -a(t) urra e drurit.