Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës albër
albër:

álb/ër,-ra f. sh. -ra(t) ashkël; lapër.

Të ngjashme:
arbër:

árb/ër,-ri m. sh. -ër(-rit) 1. hist. emër për shqiptarët në mesjetë; arbëresh. 2. shqiptar (për ta dalluar nga të huajt): jam arbër; / krahin. banor i një pjese të Labërisë së Vlorës.

arbër:

árb,-ër, -ëre mb. arbëror.

album:

albúm,-i m. sh. -e(t) 1. fletore me fletë të trasha për të mbajtur fotografi, pulla poste etj.; libër me fotografi, me skica etj. sipas një tematike. 2. art., let. varg melodish, vjershash etj. të një autori a me temë të afërt: album këngësh.

altar:

altár,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. therore1. 2. fet. tryezë në kungën e kishës, ku bëhen shërbesat më të rëndësishme. 3. fig. lart. simbol i sakrificës e i flijimit: në altarin e lirisë.

ylber:

ylbér,-i m. sh. -e(t) hark i ndritshëm në qiell, që krijohet pas shiut dhe që ka shtatë ngjyrat e spektrit të dritës: ngjyrat e ylberit.