Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alarm
alarm:

alárm,-i m. sh. -e(t) 1. usht. sinjal a urdhër për t’u bërë gati menjëherë përballë një rreziku të papritur; thirrje për gatishmëri të lartë, kushtrim: alarm ajror; sirenë alarmi; dha alarmin. 2. fig. shqetësim i madh para një rreziku të papritur: jap alarmin bëj zhurmë të madhe për diçka; e ngre me të madhe një çështje.

Sinonime / Të përafërta:
kushtrim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tepër se te fjalët e saj, gjithë vëmendja dhe nguti ishin përqendruar te forma e bukur e buzëve dhe padurimi për ta puthur. Por ngrirja ishte rishfaqur edhe pas puthjeve, madje edhe pas puthjeve të saj, ato që gjithmonë ishin më të ëmblat. Deshi ta pyeste, ç'ke kështu, por butësisht, pa kurrfarë alarmi, siç pyetet partnerja naive, kur e mundon shkelja e një premtimi. Tani habitej jo me të, por me naivitetin e tij. Sidomos disa ditë më pas, kur acari nga sytë kishte kaluar te frymëmarrja, te supet, sidomos në çastet përpara zhveshjes, madje aq dukshëm, saqë ai kishte dyshuar se mos ishte e...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...psikologjike, por, sidoqoftë, mendoj se ka edhe arsye historike dhe ushtarake, - tha gjenerali. - A e dini ç'më kujton mua ky popull? Ato kafshët e egra, që, kur ndiejnë rrezikun, para se të hidhen, rrinë në një tendosje të madhe, shtrëngojnë të gjithë muskujt dhe të gjitha shqisat i kanë në alarm. Me sa duket, ky vend ka qenë shpesh pranë rrezikut dhe kjo gjendje i është bërë natyrë e dytë. - Kjo që thoni ju është pikërisht ajo gjë që ata e quajnë syçeltësi, - tha prifti. Prifti vazhdoi të fliste, por gjenerali nuk po e dëgjonte më. - Ne sikur po flasim shumë për ta, - tha më në fund...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...Skënderbeut, se « kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri prej 8 deri 12 mijë vetash, nuk do të mund ta bënte këtë edhe me një ushtri shumë më të madhe ». Në kushtet e epërsisë së theksuar të ushtrive osmane në luftëtarë e në armatime, Skënderbeu për t’i mposhtur ato i mbante në alarm të përhershëm, i shqetësonte me sulme të vogla e të papritura. U priste rrugët e furnizimit dhe, pasi i kishte futur në kurth, i godiste me sulme të fuqishme e të befasishme dhe i shkatërronte përfundimisht. Skënderbeu zbatoi një strategji të mbrojtjes aktive sipas parimit « mbrohu duke sulmuar...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
acari:

acarí,-a f. 1. acar: acaria e dimrit; i foli me acari. 2. fig. pastërti e madhe (kryes. në të veshur).

afërm:

áfërm (i), -e (e) mb. 1. edhe si em. m., me lidhje gjaku a me lidhje të ngushta; kund. i largët: kushëri i afërm; të afërmit e mi. 2. i afërt.

alarmoj:

alarm/ój kal., -óva, -úar e shqetësoj shumë dikë, i prish gjakun për diçka: alarmoi gjithë klasën.

album:

albúm,-i m. sh. -e(t) 1. fletore me fletë të trasha për të mbajtur fotografi, pulla poste etj.; libër me fotografi, me skica etj. sipas një tematike. 2. art., let. varg melodish, vjershash etj. të një autori a me temë të afërt: album këngësh.

altar:

altár,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. therore1. 2. fet. tryezë në kungën e kishës, ku bëhen shërbesat më të rëndësishme. 3. fig. lart. simbol i sakrificës e i flijimit: në altarin e lirisë.