Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës alamet
alamet:

alamét,-i m. sh. -e(t) bised. 1. gjëmë; e keqe e madhe a fjalë e rëndë: thotë alamete. 2. si mb. shumë i madh (i mirë, i bukur etj.): alamet djali (vajze); alamet shtëpie.

Sinonime / Të përafërta:
gjëmë
Të ngjashme:
alfabet:

alfabét,-i m. sh. -e(t) tërësia e shkronjave të një gjuhe, të radhitura sipas një rendi të caktuar: alfabeti i gjuhës shqipe.

amanet:

amanét,-i m. sh. -e(t) bised. diçka që ia lë dikujt për ta ruajtur a për t’u përkujdesur për të; porosi për diçka; dëshirë a porosi e fundit para vdekjes: amaneti i babait; e kam amanet; la amanetet.

kiamet:

kiamét,-i m. sh. -e(t) bised. 1. shtrëngatë, furtunë; shi i madh: ditë kiameti. 2. katastrofë; kërdi: u bë kiameti; s’u bë kiameti s’ka gjë; bëri kiametin (fig.) bëri gjëmën. 3. si ndajf. shumë, krejt: i ngjan kiamet të atit.

planet:

planét,-i m. sh. -ë(t) astr. trup qiellor që rrotullohet rreth diellit a një ylli tjetër: planetët e sistemit diellor.

selamet:

selamét,-i m. bised. shpëtim: doli në selamet shpëtoi, doli në dritë; e nxorën në selamet e shpëtuan nga të këqijat, e nxorën në dritë.