Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akuzues
akuzues:

akuzúes,-e mb., edhe si em. 1. drejt. që ngre akuzën në gjyq: pala akuzuese. 2. që akuzon dikë; që shpreh akuzë: me ton akuzues.

Të ngjashme:
abuzues:

abuzúes,-e mb., edhe si em., libr. që abuzon; shpërdorues: abuzues i ligjit (i pushtetit).

okupues:

okupúes,-e mb., edhe si em., libr. pushtues.

akuzuar:

akuzúar (i, e) mb., edhe si em., që është akuzuar: pala e akuzuar; banka e të akuzuarve.

kurues:

kurúes,-e mb., edhe si em., që kuron; për kurim; mjekues: metoda kuruese.

akuzë:

akúz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. drejt. veprimtari ligjore për të vërtetuar para gjyqit fajësinë e dikujt; akti që përmban fajësinë: paraqitja e akuzës; / pala akuzuese: dëshmitar i akuzës. 2. faj që i ngarkohet dikujt: akuzë e rëndë.