Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akuzë
akuzë:

akúz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. drejt. veprimtari ligjore për të vërtetuar para gjyqit fajësinë e dikujt; akti që përmban fajësinë: paraqitja e akuzës; / pala akuzuese: dëshmitar i akuzës. 2. faj që i ngarkohet dikujt: akuzë e rëndë.

Të ngjashme:
kauzë:

káuz/ë,-a f. sh. -a(t) çështje e madhe, ku mpleksen interesa të rëndësishëm shoqërorë, kombëtarë etj.: mbrojmë kauzën e përbashkët (atdhetare).

akull:

áku/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. ujë i ngrirë: shtresë (copë, hell) akulli; balet në akull; vë në akull; akull i thatë (spec.) gaz karbonik i ngurtësuar. 2. si mb. shumë i ftohtë: m’u bënë duart akull; / shumë i pastër: e mban shtëpinë akull. 3. si ndajf. shumë (me mbiemrin i ftohtë): akull i ftohtë.

akuzoj:

akuz/ój kal., -óva, -úar 1. drejt. ngre një akuzë kundër dikujt, e padit në gjyq. 2. ia hedh fajin dikujt, e fajësoj. / pës. akuzóhem.

akut:

akút,-e mb.1. mjek. që shfaqet e zhvillohet menjëherë e ashpër, i acaruar: apendicit akut. 2. fig. libr. i mprehtë; i shpejtë e i ngutshëm: kërkesa akut..

akcizë:

akcíz/ë,-a f. sh. -a(t) fin. taksë e veçantë për mallra të forta (si karburantet, duhani, pijet alkoolike): heqja (ulja) e akcizave.