Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akut
akut:

akút,-e mb.1. mjek. që shfaqet e zhvillohet menjëherë e ashpër, i acaruar: apendicit akut. 2. fig. libr. i mprehtë; i shpejtë e i ngutshëm: kërkesa akute.

Të ngjashme:
jakut:

jakút,-i m. sh. -e(t) rubin.

lakut:

lakút,-e mb., edhe si em., llupës, grykës.

makut:

makút,-e mb., edhe si em., keq. grykës; i babëzitur; / fig. lakmitar, lakmues.

akt:

akt,-i m. sh. -e(t) 1. libr. veprim i menjëhershëm me një qëllim të caktuar; vepër, punë: akt i guximshëm (miqësor, i shëmtuar). 2. zyrt. vendim nënligjor; dokument për një vendim të drejtësisë, nga gjendja civile etj.: aktet zyrtare; akt martese; mbajtëse aktesh. 3. teatr. pjesë e një drame, që ka disa skena; veprim: shfaqje me dy akte; akti i tretë.

kut:

kut,-i m. sh. -e(t) vjet. njësi matëse e gjatësisë, e barabartë me 64 ose 80 centimetra: tetë kute basmë.