Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akustik
akustik:

akustík,-e mb. 1. spec. dëgjimor; zanor: nervi akustik. 2. i përshtatshëm për t’u dëgjuar tingujt mirë; i kumbueshëm: sallë akustike.

Sinonime / Të përafërta:
dëgjimor
zanor
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shprehë haptazi prirjen e vet ndaj një shprehje formaliste dhe të pazbërthyer: Për mua Bukuri është tingulli e fjala Bukuri është edhe ngjyra e trajta. . . Por — të bukur nuk janë njerëzit, jo? (Për ata: ne) Sigurisht për këtë shkak në disa raste t'i vret sytë përpjekja e tij që të vejë harmoni akustike mes tingujve („përgjigjej përgjegjës gjegjëse"), edhe pse kjo harmoni nuk është vënë në shërbim të përmbajtjes. Pamundësia komunikative e disa prej vjershave të tij nuk është pasojë e nëntekstit, sugjestionit, prapa të cilit qëndron diçka e rëndësishme dhe e thellë, sa e dëshirës që të jetë me çdo...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
kaustik:

kaustík,-e mb. që ka veti të gërryejë ose të prishë indet e gjalla: sodë kaustike (kim.) lëndë e bardhë me veti të tilla dhe e tretshme në ujë, që përdoret në industri.

akustike:

akustík,-ë, -a f. 1. të qenët akustik: ka akustikë. 2. fiz. pjesë e fizikës që studion tingujt.

karstik:

karstík,-e mb. gjeogr. që ka shtresa shkëmbinjsh gëlqerorë, të gërryer nga ujërat: liqen karstik liqen në shtresa të tilla.