Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akullt
akullt:

ákullt (i, e) mb. 1. që është prej akulli; i ngrirë: shtresë e akullt. 2. edhe fig., shumë i ftohtë: erë e akullt; me sy (me vështrim) të akullt; fjalë të akullta.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...gjithmonë e më tepër. Spikamat e tyre bëheshin më pak kërcënuese. Gjenerali i vështronte në një mënyrë të tillë, sikur t'u thoshte: Tani mbaroi trysnia juaj. Ju ika, ju ika. Pastaj, në orët e dremitjes në makinë, befas, e zinte një frikë e turbullt. I dukej sikur malet do të zgjatnin dorën e tyre të akullt për ta kthyer përsëri atje në grykat e tyre, ku era vërshëllente si në skëterrë. Por ai s'do të kthehej më kurrë atje. Kurrë. Frikën e fundit e provoi pikërisht atëherë kur kujtoi se ndodheshin, më në fund, në ultësirë. Uturima e motorit e zgjoi nga dremitja dhe me tmerr vuri re se, në vend...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...Te këmbët e mesit, në kamaret anësore, e sidomos te harku i porsambaruar, ishin bërë disa të çara, ca si gërvishtje kthetrash, gati të pashpjegueshme. Të zverdhur dyllë, ndihmësit e kryemjeshtrit përpiqeshin të gjenin me mend mjetet me të cilat qenë bërë dëmtimet. Kryemjeshtri, me fytyrë të akullt, mbështjellë me zhgun, i mbante sytë larg, sikur e vërteta do të vinte andej. -Po këto s'janë goditje veglash, zotni, -tha më në fund njëri nga mjeshtrat e gurit. - Çfarë? - ia bëri kryemjeshtri. - Këto s'janë goditje vareje, as qysqie... - E çfarë janë - ia bëri kryemjeshtri. Mjeshtri ngriti...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...zell zbulimi, një hetues i paparë gjer më sot, që kishte frikë, për të mos thënë tmerr, pikërisht nga zbulimi. Rudian Stefa i mbante duart në xhepa, për të shmangur kërcitjen e gishtave nga nervozizmi. Si përherë, ai e bënte të ndihej i fortë. - Ju lutem të më kuptoni drejt, - tha me një zë të akullt. - Nëse pyes për këtë çështje, këtë e bëj se ajo lidhet me një librin tim... Nuk e di a më ndiqni. Më keni thirrur në Komitet të Partisë për këtë problem. Unë kam të drejtë të di. Nuk e di a më kuptoni. - Ju kuptoj, - u përgjigj hetuesi. - Atëherë? Tani donte t'i thoshte: përse heshtni? Ose...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
amullt:

ámullt (i, e) mb. që nuk lëviz, i ndenjur; / fig. që nuk ka gjallëri, që nuk zhvillohet; i fjetur: jetë e amullt.

avullt:

ávullt (i, e) mb. 1. në trajtë avulli; i lehtë si avulli. 2. i veshur me avull, i mjegullt.

akull:

áku/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. ujë i ngrirë: shtresë (copë, hell) akulli; balet në akull; vë në akull; akull i thatë (spec.) gaz karbonik i ngurtësuar. 2. si mb. shumë i ftohtë: m’u bënë duart akull; / shumë i pastër: e mban shtëpinë akull. 3. si ndajf. shumë (me mbiemrin i ftohtë): akull i ftohtë.

akullaç:

akulláç,-i m. sh. -ë(t) rrasë akulli.

akulloj:

akull/ój kal., -óva, -úar 1. e ngrij; e ftoh shumë: ma akulloi trupin; / jokal. v. III ngrin: akulluan pellgjet. 2. kryes. v. III fig. e bëj t’i ngrijë zemra: më akulloi krejt. 3. e pastroj shumë mirë: e akulloi shtëpinë.