Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akull
akull:

áku/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. ujë i ngrirë: shtresë (copë, hell) akulli; balet në akull; vë në akull; akull i thatë (spec.) gaz karbonik i ngurtësuar. 2. si mb. shumë i ftohtë: m’u bënë duart akull; / shumë i pastër: e mban shtëpinë akull. 3. si ndajf. shumë (me mbiemrin i ftohtë): akull i ftohtë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ajo e donte? Askush nuk e di se ç'pati midis tyre. E vërteta nuk u mor dot vesh kurrë. Ditën kur u hap fjala, Ramiz Kurti, aty më të ngrysur, dyllë i verdhë në fytyrë dhe pa kësulë, zbriti me stap në dorë nga lagjja e sipërme dhe u drejtua për në shtëpinë publike. Sytë i kishte si të ngrirë në akull dhe edhe lëvizjet ashtu 1 kishte, si prej njeriu të ngrirë. E merrni me mend sa do të jene çuditur ato, kur e panë atë plak me fytyrë të verdhë, që shtyu me shkop portën e hekurt. Kur plaku ngjiti shkallët, njëra nisi të qeshte, por kushedi se pse gazi u mbeti të tjerave në buzë dhe në...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
agull:

águ/ll,-lli m. sh. -j(t) ag.

akullt:

ákullt (i, e) mb. 1. që është prej akulli; i ngrirë: shtresë e akullt. 2. edhe fig., shumë i ftohtë: erë e akullt; me sy (me vështrim) të akullt; fjalë të akullta.

amull:

ámu/ll,-lli m. sh. -j(t) pellg me ujë të ndenjur.

amull:

ámull ndajf., edhe si mb., pa lëvizur; pa rrjedhur: ujë amull; / fig. i amullt: jetë amull.

avull:

ávu/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. gaz që del nga uji a nga disa lëndë kur ziejnë ose kur nxehen shumë; mjegull e hollë që del nga toka etj.: avull uji; avuj plumbi; makinë me avull. 2. afsh i nxehtë: avulli i zjarrit; kam avull në trup; / fig. bised. zjarr i brendshëm, afsh: flet me avull. 3. si mb. i nxehtë: u bë dhoma avull.