Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aktualitet
aktualitet:

aktualitét,-i m. sh. -e(t) libr. të qenët aktual; gjendja a rrethanat e ditës, e sotmja: pasqyrimi i aktualitetit; në përshtatje me aktualitetet tona.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...aq sa edhe me pamjen e tyre. Drejtori i tregimit Unë jam, unë jam duket i këtillë: „Pak flokë. Shum bark! Me mëlçi sigurisht të zmadhuar. Shpnetka besoj po ashtu. Mushkëritë e ajrosnin me vështirësi këtë minierë". Motivet e tregimeve humoristike dhe satirike të Tasim Aliajt, kryesisht, janë nga aktualiteti shoqëror. Ndryshimet që po bëhen në një shoqëri të re, e cila kërkon rrugë më të përshtatshme të progresit të vet, i kanë sjellë material këtij shkrimtari që të marrë në shenjëzën e pushkës së tij ata që nuk i kuptojnë apo nuk duan t'i kuptojnë këto përpjekje. Me andje të posaçme i tallë ai edhe...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
aktualisht:

aktualísht ndajf. libr. tani për tani, në ditët tona, sot: aktualisht jam i zënë.