Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aktualisht
aktualisht:

aktualísht ndajf. libr. tani për tani, në ditët tona, sot: aktualisht jam i zënë.

Sinonime / Të përafërta:
sot
Të ngjashme:
aktualitet:

aktualitét,-i m. sh. -e(t) libr. të qenët aktual; gjendja a rrethanat e ditës, e sotmja: pasqyrimi i aktualitetit; në përshtatje me aktualitetet tona.