Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aktual
aktual:

aktuál,-e mb. i sotëm, i tanishëm, i ditëve tona; i rëndësishëm a i mprehtë për kohën tonë: detyrat aktuale; temë aktuale.

Të ngjashme:
ritual:

rituál,-i m. sh. -e(t) libr. tërësia e riteve që bëhen në një ceremoni fetare; tërësia e veprimeve të jashtme që bëhen në mënyrë të rregullt e të pandryshueshme për të kryer diçka: ritual fetar (pagan); rituali i mikpritjes.

caktuar:

caktúar (i, e) mb. 1. që është caktuar: vlerë e caktuar; në vendin (afatin) e caktuar; në kushte (rrethana) të caktuara. 2. gjuh. vjet. i shquar.

ritual:

rituál,-e mb. që i përket ritit; që bëhet sipas një riti: ceremoni (këngë) rituale.

akull:

áku/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. ujë i ngrirë: shtresë (copë, hell) akulli; balet në akull; vë në akull; akull i thatë (spec.) gaz karbonik i ngurtësuar. 2. si mb. shumë i ftohtë: m’u bënë duart akull; / shumë i pastër: e mban shtëpinë akull. 3. si ndajf. shumë (me mbiemrin i ftohtë): akull i ftohtë.

katua:

kat/úa,-ói m. sh. -ónj(të) ahur në katin përdhes, ku mbahen kafshë dhe almise bujqësore; bodrum; qilar.