Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aktroj
aktroj:

aktr/ój jokal., -óva, -úar teatr. luaj në teatër.

Të ngjashme:
katroj:

katr/ój kal., -óva, -úar 1. ia them a ia numëroj të gjitha. 2. e vajtoj dikë me ligje. 3. edhe jokal., mallkoj. 4. jokal. bised. llap, flas kot. / pës. katróhem.

acaroj:

acar/ój kal., -óva, -úar e bëj më të nderë, e tendos; e keqësoj, e pezmatoj: ma acaroi plagën; i acaruan fjalët.

aderoj:

ader/ój jokal., -óva, -úar libr. bashkohem me një lëvizje politike, bëhem anëtar i një partie etj.

akordoj:

akord/ój kal., -óva, -úar 1. muz. harmonizoj zërat ose veglat muzikore, vë në akord; kund. çakordoj: akordoj pianon. 2. libr. përshtat, pajtoj, përputh: akorduan pikëpamjet. 3. i jap dikujt një të drejtë a një mbështetje sipas meritave: i akordoj një bursë (një të drejtë studimi, një dekoratë).

akuzoj:

akuz/ój kal., -óva, -úar 1. drejt. ngre një akuzë kundër dikujt, e padit në gjyq. 2. ia hedh fajin dikujt, e fajësoj. / pës. akuzóhem.