Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aktor
aktor:

aktór,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që luan një rol në teatër a në film: aktorët e Teatrit Kombëtar. 2. fig. ai që luan një rol të rëndësishëm në një ngjarje.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...uniform e monoton të marrë nga repertori i stileve romake. Në plastikën e vogël vendin kryesor e zënë figurinat prej bronzi, të gjetura në qytete dhe në lokalitete fshatare. Në këto figura bronzi të vogla, të prodhuara më të shumtën në seri, të cilat lidhen me hyjni ashtu edhe me personazhe laike (aktorë, fëmijë, atletë etj.), ka edhe modele me vlera artistike të vërteta. Një përhapje të gjerë, gjatë periudhës së pushtimit romak ka pasur edhe arti i mozaikut. Edhe mozaikët dhe zhvillimi i tyre, ashtu sikurse veprat më të bukura të arkitekturës dhe të skulpturës, kanë qenë lidhur me shtresat e...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
artor:

artór,-i m. sh.-ë(t) arar.

autor:

autór,-i m. sh. -ë(t) hartuesi a krijuesi i një vepre letrare, artistike, shkencore etj.; ai që ka bërë një vepër të caktuar: autorët e vjetër; autori i letrës; e drejta e autorit.

faktor:

faktór,-i m. sh. -ë(t) 1. libr. rrethanë themelore që ndihmon të kryhet një punë, të ndodhë një dukuri etj.: faktor nxitës (pengues). 2. mat. një numër i plotë, përveç njëshit, me të cilin mund të plotpjesëtohet një numër tjetër; secili nga numrat e shumëzimit që japin së bashku një prodhim: zbërthej në faktorë.

aktore:

aktór,-e, -ja f. sh. -e(t).

ajkëtor:

ajkëtór,-i m. sh. -ë(t) gjell. gatesë me miell, me ajkë qumështi e me gjalpë, e pjekur në tepsi.