Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aktivitet
aktivitet:

aktivitét,-i m. sh. -e(t) libr. veprimtari: aktivitet artistik.

Sinonime / Të përafërta:
veprimtari
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...vet edhe përmes ambicjesh shkencore. Megjithëse nuk është i interesuar, për shkak se nuk ka kohë, që t'i japë farë kontributi veprimtarisë shkencore në mjedisin e tij, snobi në disa raste bën përpjekje të mëdha të sigurojë farë diplome shkencore, të gjendet në farë vendi prej të cilit drejtohet aktiviteti shkencor ose, më në fund, të diskutojë për shkencën dhe punëtorët shkencorë. Ndonjëri prej snobëve të këtillë, në disa raste, edhe provon t'i japë kontributin e tij veprimtarisë shkencore, por duke punuar vetëm në shtëpi, dhe duke pushuar verës në teracën e saj të pajisur me dushin e instaluar...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...deklaronte se fshatrat në fjalë do të ishin të lirë nga çdo lloj detyrimi që i kishin dhënë deri atëherë atij; këto të drejta ai ia kalonte të plota manastirit. Të ardhurat e manastireve ishin kryesisht në produkte bujqësore. Por një pjesë, sigurisht më e vogël, vinin nga veprimtaria zejtare dhe nga aktivitete të tjera. Kështu, manastiri i Prizrenit merrte falas nga zona e Pultit një sasi fshikëzash mëndafshi, verë e kripë, kurse manastiri i Deçanit përpos këtyre merrte edhe një sasi hekuri (50 nade). Manastiri i Prizrenit merrte 1 mijë hyperperë në vit nga doganat e Prizrenit. Të ardhura të mëdha...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
aktivisht:

aktivísht ndajf. në mënyrë aktive, gjallërisht.

antikitet:

antikitét,-i m. bota e vjetër greke e romake; / lashtësi: të dhënat e antikitetit.

aktiviste:

aktivíst,-e, -ja f. sh. -e(t).

aktivist:

aktivíst,-i m. sh. -ë(t) anëtar i një aktivi; veprimtar.