Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aktiv
aktiv:

aktív,-e mb. që vepron me gjallëri; që është në përdorim a në punë; veprues; kund. pasiv: jetë aktive; popullsi aktive popullsi që punon; lëndë aktive (spec.); vullkan aktiv; fjalori aktiv (gjuh.); oficer aktiv (usht.).

aktiv:

aktív,-iII m. sh. -e(t) fin. pjesa e bilancit ekonomik të një sipërmarrjeje, që përfshin vlerat materiale, shumën e parave në arkë, të ardhurat dhe detyrimet prej të tjerëve; kund. pasiv.

aktiv:

aktív,-iI m. sh. -e(t) pjesë e zgjedhur e njerëzve në veprimtarinë e një partie a të një organizate; mbledhja e saj: aktiv kombëtar.

Sinonime / Të përafërta:
veprues
Antonime:
pasiv
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Sigurisht për arësye se nuk kanë mundur të pajtohen me ndjekjet e njerëzve të pafajshëm dhe të ndershëm, me shuarjen e lirive qytetarëve, me sistemin policor të pushtetit, në njërën anë dhe pse po ta kishin ngritur zërin do ta hubnin kokën, në anën tjetër. Heshtja e tyre në njëfarë mënyre ishte heshtje aktive dhe përmes saj ata e demonstronin mospajtimin e vet me sistemin burokratik-policor. Në atë mënyrë ata tregonin se ç'mendonin, çka donin dhe çka s'duronin, por në atë mënyrë edhe nuk e rrezikonin, ose nuk e rrezikonin shumë ekzistencën vetiake. Të hesht krijuesi në momentet historike kur nuk mund...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...sipas tij Brasida u mbajti ushtarëve të tij para tërheqjes, ne mësojmë se shoqëria ilire ruan ende në fundin e shek. V mbeturina të theksuara të rendit fisnor. Por midis njoftimeve të autorëve që bëjnë fjalë vetëm për inkursionet e ilirëve dhe atyre të Tukididit, që i përmend ata si një forcë aktive, pjesëmarrëse në ngjarjet më të rëndësishme të kohës, ku luajti ndonjëherë një rol jo pa rëndësi, ka një ndryshim të dukshëm. E re në njoftimet e Tukididit është se lufta e federatave ilire si në rastin e ndërhyrjes në luftën civile të Epidamnit, ashtu dhe në luftën kundër maqedonëve dhe aleatëve...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
afektiv:

afektív,-e mb. libr. që krijohet nga një afekt; që ka afekt: gjendje afektive.

agtim:

agtím,-i m. puhi në ag.

aktor:

aktór,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që luan një rol në teatër a në film: aktorët e Teatrit Kombëtar. 2. fig. ai që luan një rol të rëndësishëm në një ngjarje.