Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akt
akt:

akt,-i m. sh. -e(t) 1. libr. veprim i menjëhershëm me një qëllim të caktuar; vepër, punë: akt i guximshëm (miqësor, i shëmtuar). 2. zyrt. vendim nënligjor; dokument për një vendim të drejtësisë, nga gjendja civile etj.: aktet zyrtare; akt martese; mbajtëse aktesh. 3. teatr. pjesë e një drame, që ka disa skena; veprim: shfaqje me dy akte; akti i tretë.

Sinonime / Të përafërta:
vepër
punë
veprim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...arrinin më lehtë qëllimit ». Por ata ishin të zënë me grumbullimin e ushtrisë, kur ai i zuri në befasi dhe i theu para se të bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vërtetohet edhe me një mbishkrim atik, që përkujton përfundimin e një koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të përmendur më lart. Në këtë akt zyrtar mbreti i ilirëve quhet Grabo. Midis mendimeve të ndryshme që janë shfaqur rreth figurës së tij, duket më i pranueshëm supozimi sipas të cilit Grabo ka qenë pasardhës i Bardhylit, që në këtë kohë duhet të ketë vdekur. Frenimi që arriti t’u bënte ilirëve nuk e kënaqte Filipin. Ai nuk e ndiente...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...panjohuri, i cili merrej me mend se vinte andej. Tjetri dukej i qetë në fytyrë, gati-gati buzëqeshës. - Kemi nevojë për një sqarim, më saktë dy-tri sqarime të thjeshta, - tha ai, duke i ulur sytë mbi ca letra që mbante përpara. - Besoj se do të na ndihmoni. - Patjetër, - u përgjigj dramaturgu. Tek akti i dytë, mendoi. Atje ku shfaqej fantazma. Kishte vënë re se gabimi, nëse kishte të tillë, shfaqej zakonisht në fundin e aktit të dytë. Megjithatë, nuk po e kuptonte se përse për një gjë të tillë duhej të përgjigjej në hetuesi e jo në Këshillin artistik të Teatrit, si zakonisht. - Është fjala...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
akut:

akút,-e mb.1. mjek. që shfaqet e zhvillohet menjëherë e ashpër, i acaruar: apendicit akut. 2. fig. libr. i mprehtë; i shpejtë e i ngutshëm: kërkesa akut..

art:

art,-i m. sh. -e(t) 1. nj. formë e pasqyrimit krijues të botës nëpërmjet figurash e mjetesh artistike; veprimtaria krijuese artistike: arti shqiptar (egjiptian, grek, romak, bizantin); arti antik (mesjetar, i Rilindjes); vepër arti; ngre në art; / edhe sh. lloj i veprimtarisë krijuese: arti dramatik; artet e bukura muzika, piktura, skulptura dhe arkitektura; artet figurative piktura, grafika dhe skulptura; artet e zbatuara arti i sendeve të bukura për përdorim praktik; arti kinematografik; galeria e arteve; akademia e arteve; art për art parim teorik estetik, sipas të cilit arti është qëllim në vetvete, pavarësisht nga përmbajtja. 2. fig. tërësia e rregullave dhe e metodave, që kërkohen për ta kryer diçka në mënyrë të përsosur dhe bukur; mjeshtëri: arti ushtarak; arti i të folurit; arti i kuzhinës.

fakt:

fakt,-i m. sh. -e(t) ngjarje, dukuri, veprim a diçka tjetër e vërtetë; dëshmi a provë që pranohet si e vërtetë: fakt i njohur; fakt juridik (drejt.); në fakt libr. në të vërtetë; e bindi (e provoi) me fakte.

kat:

kat,-i m. sh. -e(t) 1. hapësira a pjesa e një ndërtese, që ngrihet mbi një tjetër me të njëjtën lartësi: kati i parë (përdhes); pallat me pesë kate. 2. e ndarë horizontale në një dollap, në një raft etj. 3. kanatë: kati i dritares; hap derën kat e kat hap derën krejt. 4. bot. grup drurësh, shkurresh a bimësh, që rriten në të njëjtën lartësi gjeografike: kati i drurëve halorë.

pakt:

pakt,-i m. sh. -e(t) 1. marrëveshje ndërmjet dy ose më shumë shteteve, për çështje të mëdha politike a ushtarake; dokumenti që përmban këtë marrëveshje; traktat: lidhën (nënshkruan) një pakt. 2. bllok ushtarak i disa shteteve.