Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aksionar
aksionar:

aksionár,-e mb. fin. që është themeluar me aksione; që lidhet me aksionet: shoqëri aksionare.

aksionar:

aksionár,-i m. sh. -ë(t) zotërues aksionesh.

Të ngjashme:
aksionare:

aksionár,-e, -ja f. sh. -e(t).

misionar:

misionár,-e mb., edhe si em. 1. libr. që ngarkohet me një mision. 2. fet. kleriku a pjesëtari i një misioni: grupi i misionarëve.

reaksionar:

reaksionár,-e mb., edhe si em., që është kundërshtar i përparimit dhe i zhvillimit shoqëror; që bën pjesë në forcat e reaksionit ose që përkrah reaksionin: element reaksionar; politikë (ideologji) reaksionare; qeveri (organizatë) reaksionare.

aksion:

aksión,-iII m. sh. -e(t) fin. pjesëmarrje me kapitale në një veprimtari ekonomike fitimprurëse; letër e barasvlershme me një nga pjesët e kapitalit të një shoqërie a të një sipërmarrjeje, që i jep të drejtën zotëruesit të saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes: kursi i aksioneve.