Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aksion
aksion:

aksión,-iII m. sh. -e(t) fin. pjesëmarrje me kapitale në një veprimtari ekonomike fitimprurëse; letër e barasvlershme me një nga pjesët e kapitalit të një shoqërie a të një sipërmarrjeje, që i jep të drejtën zotëruesit të saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes: kursi i aksioneve.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...se ilirët ishin në gjendje lufte pothuajse të pandërprerë me fqinjët e tyre, maqedonët. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtësonte pak ilirët nga kjo barrë. Ky fakt dhe pjesëmarrja aktive në aksion kundër molosëve për të sjellë në fronin e tyre Alketën e vuri Sirakuzën në pozitën e aleatit të ilirëve kundër armiqve tradicionalë të tyre, maqedonëve. Megjithatë forcat kryesore në këtë aksion ishin ato ilire; ushtarëve të Dionizit nuk iu caktua ndonjë rol i pavarur, përkundrazi Diodori thotë se « ushtrinë që u erdhi në ndihmë ilirët e përzien me trupat e tyre ». Ndërmarrja përfundoi me...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...inercion, pasivitet. Të zhytur në terrin e gjumit, të komoditetit individual dhe të vetëkënaqësisë, ata krijojnë gjendje të përgjumshme kudo gjenden. Mediokritetet e pasivizojnë mjedisin, në të cilin jetojnë dhe punojnë për shkak se nuk mund ta freskojnë me ide, mendime, iniciativa, gjeste, frymëzime, aksione, propozime të reja dhe origjinale. Deshtën apo s'deshtën, vetëdijshëm apo pavetëdijshëm, ata shndërrohën në armiq të lëvizjes dhe të dialektikës së jetës. Duke mos qenë as njerëz të meditacionit, as njerëz të aksionit, ata bëhen parazitë të shoqërisë, të cilën kujdesen ta mjelin sa më mirë dhe sa...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
afshon:

afsh/ón jokal. v. III, -ói, -úar lëshon afsh; del si afsh: afshon toka.

aksiomë:

aksióm/ë,-a f. sh. -a(t) parim a përgjithësim i nxjerrë nga përvoja, që nuk ka nevojë të vërtetohet; e vërtetë e qartë dhe e pakundërshtueshme: aksiomë logjike.

aksionar:

aksionár,-e mb. fin. që është themeluar me aksione; që lidhet me aksionet: shoqëri aksionare.

diksion:

diksión,-i m. libr. shqiptim: ka diksion të mirë (të pastër).

fraksion:

fraksión,-i m. sh. -e(t) grup anëtarësh të një partie politike, me pikëpamje të ndryshme për çështje të veçanta ose që zhvillon veprimtari të mëvetësishme në parlament etj.