Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aksident
aksident:

aksidént,-i m. sh. -e(t) fatkeqësi e papritur ose e rastit, që mund të sjellë dëmtime a vdekje: aksident automobilistik; / fig. libr. ngjarje e rastit a e papritur, zakonisht e rëndë.

Të ngjashme:
aksidental:

aksidentál,-e mb. libr. që vjen nga një aksident; / fig. që ndodh rastësisht ose papritur: vdekje aksidentale.

aksidentoj:

aksident/ój kal., -óva, -úar e dëmtoj dikë në një aksident.

disident:

disidént,-e mb., edhe si em., libr. që ka mendime a që mban qëndrime të ndryshme nga të tjerët; që largohet nga partia e vet: njeri disident; lëvizje disidente.

aksidentim:

aksidentím,-i m. sh. -e(t) veprimi dhe gjendja sipas foljeve: ka pasur shumë aksidentime.