Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akrobat
akrobat:

akrobát,-i m. sh. -ë(t) 1. gjimnast që bën akrobaci: akrobatët e cirkut. 2. fig. keq. ai që bën akrobacira; pehlivan.

Sinonime / Të përafërta:
pehlivan
Të ngjashme:
akrobate:

akrobát,-e, -ja f. sh. -e(t).

akrobaci:

akrobací,-a f. sh. -(të) 1. ushtrim gjimnastikor i ndërlikuar e i vështirë, zakonisht me figura; lloj i tillë gjimnastikor i artit në cirk: akrobaci në vegla. 2. edhe sh. -ra(t) fig. keq. veprim i shkathët e dredharak për të mashtruar dikë, për t’iu shmangur thelbit të çështjes, për t’iu larguar së vërtetës etj.; pehlivanllëk.

akrobatik:

akrobatík,-e mb. 1. që lidhet me akrobacinë a me akrobatin, i akrobacisë a i akrobatit; shumë i shkathët e i zhdërvjellët: ushtrime akrobatike. 2. fig. keq. që bëhet me akrobacira, dredharak: veprime akrobatike.

kroat:

kroát,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Kroacisë ose me prejardhje nga Kroacia.

kroat:

kroát,-e mb. që lidhet me kroatët a me Kroacinë, i kroatëve a i Kroacisë: gjuha kroate.