Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akrilik
akrilik:

akrilík,-e mb. 1. kim. që është i pangopur e më i thjeshti, me erë të fortë si të uthullës: acid akrilik. 2. kim., tekst. që ka acid akrilik; që prodhohet a që përpunohet me acid akrilik: rrëshirë akrilike; lesh akrilik.

akrilik:

akrilík,-u m. lesh akrilik: stof akriliku.

Sinonime / Të përafërta:
tekst
Të ngjashme:
cirilik:

cirilík,-e mb. që i përket njërit prej alfabeteve të sllavishtes së vjetër, i cili ka shërbyer si bazë për alfabetet e gjuhëve sllave të gjalla: shkronjat cirilike.

daktilik:

daktilík,-e mb. let. që ka daktil; rrëshqitës: varg daktilik.

kritik:

kritík,-u m. sh. -ë(t) ai që merret me kritikë letrare, shkencore etj.

kritik:

kritík,-e mb. 1. që lidhet me kritikun a me kritikën; që përmban ose shpreh kritikë: shënime (studime) kritike. 2. që lidhet me një gjendje a me një moshë, e cila kërkon kujdes të veçantë: pikë (çaste) kritike; / fiz. që lidhet me një proces të rëndësishëm fizik a kimik: temperaturë kritike.