Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akreditoj
akreditoj:

akredit/ój kal., -óva, -úar dipl. caktoj dikë si përfaqësues diplomatik në një shtet tjetër. / pës. akreditóhem.

Të ngjashme:
kreditoj:

kredit/ój kal., -óva, -úar fin. i jap kredi dikujt; / fig. libr. i besoj diçka. / pës. kreditóhem.

akreditiv:

akreditív,-i m. sh. -ë(t) fin.dokument i një banke a i një arke kursimi drejtuar një tjetre për t’i paguar dikujt një shumë të hollash.

akreditim:

akreditím,-i m. veprimi sipas foljeve.

kreditor:

kreditór,-i m. sh. -ë(t) fin. person juridik që jep kredi; kund. debitor. krédo,-ja f. libr. parime themelore ku mbështetet botëkuptimi i dikujt a bindja e tij ose programi i një organizate etj.: kredo politike.