Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akord
akord:

akórd,-i m. sh. -e(t) 1. muz. harmonia e tre a më shumë tingujve në lartësi të ndryshme. 2. ek. marrëveshje me dikë për të kryer një punë, duke e paguar sipas punës së kryer: punë me akord.

Të ngjashme:
abort:

abórt,-i m. sh. -e(t) mjek. dështim.

ahore:

ahóre,-t f. sh. bot. familje drurësh si ahu, dushku, gështenja etj.

akoma:

akóma ndajf. 1. ende: akoma s’po duket; akoma ti?! vazhdon me atë mendje ti?! 2. edhe më shumë: akoma më mirë.

akordoj:

akord/ój kal., -óva, -úar 1. muz. harmonizoj zërat ose veglat muzikore, vë në akord; kund. çakordoj: akordoj pianon. 2. libr. përshtat, pajtoj, përputh: akorduan pikëpamjet. 3. i jap dikujt një të drejtë a një mbështetje sipas meritave: i akordoj një bursë (një të drejtë studimi, një dekoratë).

aktor:

aktór,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që luan një rol në teatër a në film: aktorët e Teatrit Kombëtar. 2. fig. ai që luan një rol të rëndësishëm në një ngjarje.