Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akoma
akoma:

akóma ndajf. 1. ende: akoma s’po duket; akoma ti?! vazhdon me atë mendje ti?! 2. edhe më shumë: akoma më mirë.

Sinonime / Të përafërta:
ende
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...pohojnë se çdo pohim i marksistit sovjetik, i strukturalistit francez, i formalistit rus, i fenomenologut gjerman, i linguistit amerikan, i stilistikut italian, i sociologut hungarez janë fjala e fundit, e modës dhe shkencës, që duhet të jetë çelësi më universal, me të cilin do t'i çelin dyert e botës akoma modeste të letërsisë nacionale, të cilat kallauzat e huaj, po u përdoren pa kurrfarë përpunimi, më parë i thejnë se ç'i çelin. Në qoftë se mediokritetet e krijimtarisë shkencore kanë pasur fatin e jashtëzakonshëm të gjenden nëpër katedra, atëherë do të kënaqen t'ua transmetojnë dëgjuesve pohimet e...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit, pavarësisht se disa shfaqje të reja në prodhimin metalurgjik, të shek. XI-IX p.e. sonë, mund të lidhen me ndikimet kulturore të ardhura përmes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i pandërprerë kulturor në vendin tonë shfaqet akoma më mirë në qeramikë, e cila është një tregues i rëndësishëm në përcaktimin etnik dhe kulturor të bartësve të saj. Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë truallin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
akord:

akórd,-i m. sh. -e(t) 1. muz. harmonia e tre a më shumë tingujve në lartësi të ndryshme. 2. ek. marrëveshje me dikë për të kryer një punë, duke e paguar sipas punës së kryer: punë me akord.

aromë:

aróm/ë,-a f. sh. -a(t) erë e mirë, që lëshojnë lulet, bimët a lëndë të tjera: aromë trëndafili (manushaqeje).

atom:

atóm,-i m. sh. -e(t) grimca më e imët e çdo elementi kimik, që përbëhet nga bërthama dhe nga elektronet: atom oksigjeni (hidrogjeni); zbërthimi i atomit.

komb:

komb,-iI m. sh. -e(t) bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht, në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shprehet në bashkësinë e kulturës: kombi shqiptar.

komb:

komb,-iII m. sh. -e(t) 1. nyjë: e zgjidhi kombin; / fig. pengesë si nyjë në të folur: iu bë një komb në grykë nuk mund të fliste dot. 2. pikë e vogël uji, vere etj.: s’ka mbetur asnjë komb.